Edhe kjo ndodhë,refuzohen rreth 28 për qind e zarfeve me vota të mërgatës


Refuzohen rreth 28 për qind e zarfeve me vota të mërgatës.Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga totali prej 74 mijë zarfeve me fletëvotime të supozuara, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe.Këto të dhëna flasin se nga zarfet e vlerësuara me fletëvotime të supozuara të mërgatës, janë refuzuar afër 28 për qind.

“Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse Shërbimi Votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në Qendrën e Numërimit të Rezultateve”, ka thënë sot zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.Shkaqet e refuzimeve të kësaj kategorie të zarfeve me fletëvotime të supozuara, Elezi i kishte dhënë ditë më parë.

Ai kishte thënë për KALLXO.com se janë disa shkaqe.“Arsyet kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jo-valide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë”, kishte thënë Elezi.